Dekonspirimi/Kelmend Balili u informua për aksionin e Policisë

Kelmend Balili i shpëtoi aksionit të Policisë të pak ditëve më parë për shkak se ka marrë infomacion nga policë të Sarandës. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka marrë në pyetje disa nga oficerët e policisë në Sarandë të cilët kishin dijeni për aksionin. Burime të Report TV thonë se SHÇBA dyshon se njëri prej policëve ka informuar Kelmend Balilin për aksionin, çka ka bërë që ai të mos gjendej në asnjë prej banesave që ka kontrolluar policia. Policia e Shtetit nuk e bën publik emrin e oficerit, por po kryhen hetime për rastin në fjalë dhe ka dyshime të forta se aksioni është dekonspiruar. Burime sqarojnë se Balili ka patur informacion për opracionin e Policisë, çka ka bërë që të arratisej. Policia e Shtetit kishte kirjuar një perimetër për zonën se ku mund të ndodhej Balili, por pas kontrolleve ai nuk është gjetur. Në aksionin e fundit të policisë së Shtetit për arrestimin e Kelmend Balili u angazhuan rreth 200 forca policie. Policia nga ana e saj dyshon se Kelmend Balili, i kërkuar për një sërë veprash penale në Greqi vijon të qëndrojë i fshehur në zona të thella mes Delvinës dhe Sarandës. 44-vjeçari, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” në Greqi është shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Artikulli paraprakDOKUMENTI SEKRET/RUSIA PO NXIT LUFTË NË BALLKAN, GATI NDËRHYRJA E NATO-S
Artikulli tjetër4 MLN € DROGË NGA SHQIPËRIA NË ITALI, 6 VITE BURG PËR 2 SKAFISTËT