Ndonëse BE i tha të presë opininion e Komisionit të Venecias, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka humbur kohë për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës.
Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00.
Mazhoranca nuk pritet të bëjë asnjë ndryshim në Kodin Zgjedhor, duke e kaluar menjëherë për votim në seancën plenare të radhës.
Më herët komisionerit europian Oliver Varhelyi i kërkoi kryeministrit Rama që të priste vendimin e Komisionit të Venecias për të miratuar ndryshimet, një thirrje që u refuzua nga kreu i qeverisë.