Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri e quajti një situatë mjaft të vështirë, një sfidë – siç ai u shpreh – vënien në tryezën e KQZ-së të dekretit të presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe për të detyruar këtë institucion ta zbatojë dekretin. Nga ana tjetër është edhe kërkesa e nënkryetarit Denar Biba dhe anëtarit Bledar Skënderi të thirrur për pavlefshmëri të dekretit.
Duke e cilësuar një situatë të rëndë, dhe që mund të ngjallë debat të fortë, kreu i KQZ-së ka braktisur mbledhjen.
“Duket si një lloj sfide nga një anë kam një dekret që zhdekreton datën e zgjedhjeve përmes një dekreti dhe tjetra kërkesa e dy kolegëve, sfida në raport me vlefshmërinë e dekretit
Ka një hierarki ligjore, personalisht në 22 vite që kam, e them dhe një herë nuk më ka rastisur të ndodhem në një situatë të tillë. të vëmë në diskutim një dekret të presidentit. ka ndodhur e njëjta gjë edhe më parë, janë tre raste që presidentët kanë zhdekretuar dekretet e tyre dhe kanë vendosur një datë tjetër
Nuk dua të futem janë apo jo në të drejtën e tyre, unë besoj që duhet t’i bindemi një dekreti. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe kur doli dekreti për datën e zgjedhjeve.
Gjërat nuk shkuan siç ne mendonim, jemi në këtë moment që flasim përballë këtij fakti. Nuk dua të gjykoj kompetencën e presidentit. Nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është apo jo i ligjshëm dekreti i presidentit. për mua është detyruar dhe duhet të respektoj dekretin e tij.
Pika 2 e dekretit më urdhëron. As kjo pikë e dekretit nuk respektohet, dhe unë jam ndodhur në vështirësi, Kërkesa ime për tja dërguar subjekteve zgjedhore refuzohet. Për mua kjo është fare banale. E thash si shembull për të kuptuar se ku po shkojmë. Shpresoj të ketë një përmbajtje”.