Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

Meta: Për dekretin. Unë nuk jam përfshirë në një deklaratë të tillë dhe asnjë polemikë. Jam President për të respektuar i pari Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cenuar Kushtetutën dhe sikurse ju e dini, jam shprehur edhe publikisht për të informuar Kuvendin, në rast se kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar edhe kryetarin e Kuvendit.

Vij në pozitën e Presidentit pas një eksperience si kryeministër dhe si kryetar Kuvendi. E di shumë mirë se si funksionon procedura e emërimit të ministrit në vendin tonë. E di edhe nga pozita e kryeministrit.

Në ditët e ardhshme do të merrni një përgjigje institucionale dhe korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate të karakterit politik dhe spekulativ.

Artikulli paraprakI IKEN POLICISË,SHPALLET NË KËRKIM SHOFERJA 22-VJEÇARE
Artikulli tjetërDJEMTË DHUNOJNË BABANË ,MERR URDHER MBROJTJEJE