Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur pyetjeve të gazetarve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Fleckenstein është shprehur se të gjithë kanë një inters të përbashkët dhe ajo është që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.
Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë.Per Lleshin ka nje opinion te mire nderkombetar.
Deklarata e Fleckenstein është në sinkron me deklaratat e mëparëshme të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Ambasadës Amerikane.