Pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi sot gjyqtarin Sokol Ngresi si anëtar të Gjykatës së Lartë, vjen reagimi nga Ambasadorja Yuri Kim.

Sipas Yuri Kim, tashmë Gjykata e Lartë është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe amendime të çështjeve ligjore në mënyrë racionale.

“Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi dhomave të bashkuara të arrijnë përfundimisht kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë tani është në gjendje të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë çështje dhe amendime të çështjeve ligjore në mënyrë racionale. Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”, shkruan Yuri Kim.

Artikulli paraprakSHKODËR, EKSPOZITË ME VEPRAT E ARTISTES ITALIANE MARIA LAI
Artikulli tjetërMAJLINDA BREGU KANDIDATE PËR PRESIDENTE? JA SI PËRGJIGJET BERISHA