Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatet për 6 këshilltarë bashkiakë.
Në diskutimin e sotëm, anëtarët e KQZ konstatuan se 6 këshilltarët bashkiakë kishin probleme me formularët e dekriminalizimit. Për një këshilltar bashkiak të shtatë është shtyrë vendimi, me pretendimin se kërkohet më shumë kohë për evidentimin e mangësive në formularë. U hiqet mandati -Gani Hida – Robert Dajanit – Rrok Rrokut -Zija Memës – Muharrem Shkjaut – Tomor Prenjasi