Dekriminalizimi, KQZ mblidhet nesër për Roshin,Selamin e Tahirin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të martën për fatin e mandatit të dy deputetëve Shkelqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe për fatin e kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, të akuzuar për fshehje të dënimeve në formularin e dekriminalizimit. Në rendin e ditës së mbledhjes së KQZ-së janë parashikuar projekt vendime për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, për funksionaret publik Elvis Roshi, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.