Dekriminalizimi,KQZ:Riverifikim Sali Berishës dhe 12 deputetëve

Këtë të enjte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kalojë në sitë formularët e vetëdeklarimit për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit. Ndër ta është edhe ish kryeministri, Sali Berisha. Ky i fundit rezulton se ka ndryshuar emrin e tij dhe të babait në regjistrat themeltarë të shtetasve. Ish-kreu i qeverisë rezulton me emra të ndryshëm, njëherë Salih dhe pastaj Sali, sakaq edhe emri i babait të tij në regjistrat themeltarë njëherë rezulton me emrin Ramë e herë tjetër Ram. Këto ndryshime, Sali Berisha, nuk i ka regjistruar në formularin e vetdeklarimit. Ndërkohë ish-kryeministri ka ndërruar datëlindjen dhe kjo nuk figuron të jetë pasqyruar në deklarimin e tij në seksionin “gjeneralitete të mëparshme”. Berisha ka deklaruar datën e lindjes më 15 tetor 1944, ndërsa në regjistrimin zyrtar të gjendjes civile figuron si datë e lindjes 1 korrik 1944. 

Artikulli paraprakKAPET NGARKESA E DROGËS ,ARRESTOHET NJË SHQIPTAR, TJETRI IKEN
Artikulli tjetërQEVERIA RRIT PAGAT PËR PUNONJËSIT E SHISH.RRITET NUMRI I PUNONJËSVE TË KQZ