Me 7 vota pro, Komisioni Qendror të Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit në Qarkun e Vlorës, kandidatit të radhës në listën e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Flamur Rrapo Çelaj.

Gjatë mbledhjes së sotme të KQZ, thuhet se pas verifikimi paraprak i kandidatit ka rezultuar se ai nuk është dënuar asnjëherë nga organet gjyqësore në vend. Deputeti i dytë që zëvendëson Dashamir Tahirin është Edmond Skënder Zejno, po në Qarkun e Vlorës, i cili vjen nga radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Edhe kandidati në fjalë sipas KQZ-së, është i padënuar. Edhe ai u miratua me 7 vota. Kreu i KQZ-së Denar Biba tha se vendimet e Komisionit hyjnë në fuqi menjëherë sapo të miratohet dhe publikimet në Fletoren Zyrtare bëhen vetëm për njoftim. Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të deputetëve që u është ndërprerë mandati. Biba: Vendimet e KQZ-së hyjnë në fuqi menjëherë dhe publikimet në Fletoren Zyrtare hyjnë në fuqi vetëm për njoftim. Zëvendësimi vjen pas ndërprerjes së parakohshme të mandatit për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët u prekën nga ligji i dekriminalizimit, pasi ishin dënuar më herët dhe e kishin fshehur dënimin në formularin e plotësuar prej tyre.

Artikulli paraprakKËRKIMET – ZHDUKEN DY ADOLESHENTË SHQIPTARË NË BRITANI
Artikulli tjetërRAMUSH HARADINAJ REAGON PAS ARRESTIMIT NË FRANCË