Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për fatin e dy deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, për të cilët prokuroria e përgjithshme kërkon heqjen e mandatit. Mbledhja e KQZ do të zhvillohet në orën 12:00, ku do të shqyrtohen edhe 3 vendime të tjera për dy ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër. Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Artikulli paraprakNdryshon sërish modeli i patentave, si do të jetë kartoni i ri dhe shenjat dalluese
Artikulli tjetërINFERMIERËT PO IKIN, MBI 600 U LARGUAN VETËM NË 1 VIT