Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë zyrtar nuk rezulton i dënuar

Kuvendi ka publikuar të dhëna në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit për subjektet që ngarkon ligji për depozitim si dhe administrimin, verifikimin e vetëdeklarimeve dhe zbatim të ndalimeve. Ka qenë vetë Kuvendi që me anë të një kërkese, ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit. Përgjigja vlen për institucionet e pavarura që zgjidhen nga Kuvendi. Sipas Kuvendit, “nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare”. “Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji. Pas një rikujtese shkrese dërguar DPGJC, është administruar së fundmi edhe pergjigjia nga kjo Zyrë, me verifikimin e përbërësve të të dhënave të Rregjistrit Kombëtër të Gjendjes Civile të vitit 2010, për të gjithë listën emërore të funksionarëve publikë, subjekt i këtij ligji pranë Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Përmes kësaj përgjigje, Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile ka dërguar listën emërore të konsultuar me të dhënat e vetdeklaruara nga subjektet dhe ato që pasqyrohen në rregjistrat themeltarë (rregjistri kombëtar i shtetasve NCR) ku janë dhënë edhe ndryshimet përkatëse për ato raste që kanë rezultuar të tillë.

Artikulli paraprakDROGE DHE PROSTITUCION,DENOHET NE ITALI SHQIPTARI I “COSA NOSTRA”
Artikulli tjetërTURQIA KERKON HETIM TE INVESTIMEVE TE GULEN NE SHQIPERI.BUSHATI:NA SILLNI FAKTE