Dekriminalizimi, në hetim dy deputetë dhe një kryebashkiak
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj dy deputetëve të Qarkut të Vlorës, Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami si dhe ndaj kryetarit të Bashkisë së Kajavës, Elvis Roshi. Sipas Prokurorisë, tre zyrtarët s’kanë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dënimet në shtetet fqinje dhe jane ne kushtet e ndalimit tw ushtrimit tefunksioneve. Dashamir Tahiri s’ka deklaruar në formular: -Në vitin 1995 është deportuar nga policia në Fogia për falsifikim parash – Në vitin 1999 është dënuar nga gjykata e Ravenas me 9 muaj burgim për përdorim të leje drejtimi automjeti të falsifikuar Shkëlqim Selami: -Masë sigurimi arrest me burg nga gjykata e Brindisit si i dyshuar për organizatë kriminale të trafikut të qenieve njerëzore -Dënimi është dhënë në 1994 dhe është ekzektuar në vitin 2007 – Ka qendruar 1 javë në paraburgim Elvis Roshi: përdhunim në grup në itali në 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe është ndaluar. 97 në zvicër në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil Në 2015-ën, DEA ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një person me ermin Enver Roshi për trafik droge dhe pastrim parash. Prokuroria ka nisur hetimet dhe veprën penale për falsifikimin e formularëve. Vijon procedura e verifikimit edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.