Më 7 maj do të jetë seanca dëgjimore për gjyqtarin Fatmir Hoxha në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese do të dalë para trupës gjykuese në orën 11:00 të së hënës së javës së ardhshme.Trupa gjykuese do të përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj.

Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur të japë rezultatet e para prej disa javësh, më shumë se gjysma e gjyqtarëve të larguar tashmë nga sistemi, kanë vendosur të dorëhiqen nga detyra para se ti nënshtrohen kontrollit.

Nga nëntë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, shtatë kanë dhënë dorëheqjen me qëllim që të mos i nënshtrohen vettingut.

Nga radhët e prokurorëve deri tani numërohen vetëm dy të larguar, njëri me shkarkim nga KPK dhe tjetri me dorëheqje për shkak të daljes në pension.

9 gjyqtarë të larguar deri tani.

Artikulli paraprakGRUSHT MJEKUT NË SPITAL, ARRESTOHET AGRESORI
Artikulli tjetërRROKULLISET AUTOBUSI 12 SHQIPTARË TË PLAGOSUR NË SPITAL