Pas dorëzimit të listës përfundimtare të PD-së me 193 kandidatë për 12 qarqet e vendit, KQZ ka hedhur shortin për rënditjen e partive politike në zgjedhjet e 25 Qershorit.
Fleta e votimit është ajo që shihni në galerinë më sipër ku LSI rënditet e para, PS e dyta ndërsa PD e gjashta. Në zgjedhjet e 25 qershorit do të kandidojnë 18 subjekte politike, ku e fundit e përmbyll listën partia më e re, ajo e Ben Blushit, LIBRA.