Babis Anagnastopulos, 32-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçaere Caroline është plotësisht i vetëdijshëm dhe i ftohtë gjatë qëndrimit të tij në burgun e Korydallos. Piloti 32-vjeçar duket se është përshtatur plotësisht me jetën e tij të re prapa hekurave të burgut.
Burimet për protothema.gr tregojnë se Babis Angalastopulos, pas izolimit, dukej ishte sikur ishte kthyer në shtëpi. Ai e ndan qelinë me tre të burgosur të tjerë të dënuar për trafik droge.
Me hyrjen në burg ai kërkoi anëtarësimin te punëtorët e ditës, në mënyrë që, të kalonte kohën dhe natyrisht për të treguar sjellje të mirë që do ta përdorë si provë në të ardhmen, ndërsa kompensimin do ta marrë me libra, karta telefonike për komunikimin me njerëzit e tij.
Kjo është fotoja e parë e vrasësit të Caroline, Babi Anagnostopulos, nga burgu ku ai po mbahet për krimin e rëndë. Fotoja tregon vrasësin e burrit pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e tij.
Me sa duket, ai është duke qëndruar pranë një tavoline. Ai ka veshur një pale pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë gri. Ai vendos duart në mes dhe flet me një të burgosur tjetër që rri përballë tij në një stol.