Diamanti i rrallë blu ka dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve ‘Sotheby’s’. “De Beers Cullinan Blue” u zbulua në vitin 2021 në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut, një nga burimet e pakta në botë për diamante blu jashtëzakonisht të rrallë.

Zëvendëspresidenti i “Sotheby’s”, Frank Everett tha se xhevahiri është i jashtëzakonshëm në shumë nivele. Është i rrallë për shkak të madhësisë mbi 15 karat. Është një blu e gjallë dhe me të vërtetë një nga aspektet më të rralla të tij është forma.

“De Beers Cullinan Blue” do të ofrohet në një ankand të Sotheby’s në Hong Kong në Prill dhe vlerësohet mbi 48 milionë Dollarë. Ky është vlerësimi më i lartë ndonjëherë për një diamant blu në ankand, dhe kjo është thjesht për shkak të madhësisë.

Diamantet blu në ankand kanë pasur një histori të admirueshme. “De Beers Cullinan Blue” mban rekordin e ankandit të çmimit për çdo diamant apo gur të çmuar.

Artikulli paraprak“SHENJTORË” APO “MËKATARË”, ZBULOHET BURIMI I ENERGJISË NË SKUADRËN E BROJËS
Artikulli tjetërOSHEE JEP NJOFTIMIN/ JA NË CILAT ZONA NUK DO KETË ENERGJI ELEKTRIKE NESER NË SHKODËR