Diamanti i rrallë i zi, 555,55 karat i quajtur “Enigma”, ka dalë në ankand. Njoftimi u bë nga shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s, ndërsa diamanti doli në ankand online dje dhe do të jetë deri më 9 shkurt.

Diamanti i zi mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë.

“Enigma”, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, ndërsa në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.

Artikulli paraprakÇMIMET DO RRITEN POR JU MOS KËRKONI RRITJE TË MADHE PAGASH, PARALAJMËRON SHEFI I BANKËS SË ANGLISË
Artikulli tjetërÇFARË DIHET PËR BA.2, VARIANTIN E RI TË OMICRON