Replika e Mona Lizës nga Leonardo Da Vinci, e cila daton më shumë se 400 vjet më parë, do të dalë në ankand në Paris, të martën e ardhshme, muaj pas një kopjeje tjetër të një prej portreteve më të njohur në mbarë botën e shitur me një çmim rekord.

Kjo kopje e veçantë daton rreth vitit 1600 dhe ngjan aq shumë me origjinalin, saqë është sikur artisti të kishte akses nga afër në versionin e Leonardos, tha shtëpia e ankandeve Artcurial. Vlerësohet se kopja do të arrijë deri në 200 mijë euro.

“Mona Lisa është gruaja më e bukur në pikturë. Të gjithë duan të kenë një version të cilësitë së lartë të Mona Lisas.”, tha drejtuesi i ankandit. Në qershor, një koleksionist bleu një tjetër kopje të shekullit të 17-të të Mona Lizës për 2.9 milionë euro në ankandin e Christie’s në Paris.

Artikulli paraprak“PËR ÇFARË LLOJ DIVORCI PO FLASIM”/ KANYE WEST RRËFEHET SI ASNJËHERË TJETËR
Artikulli tjetërPO VJEN AVIONI “PLUMB” QË DO TË NDRYSHOJË FLUTURIMIN