Për herë të parë del në dritë një hartë e veçantë e Shkodrës e cila është bërë nga fuqitë e mëdha pasi kanë hyrë në Shkodër për të administruar qytetin pas nënshkrimit të një marrëveshje teksa Shkodra sulmohej në luftë nga Mali i Zi.

Harta i përket vitit 1913 dhe është unike në llojin e saj jo vetëm për vjetërsinë por edhe sepse të gjitha rrugëve e Shkodrës në atë kohë iu vendosën emra personalitetesh të shquar. Evidentimin dhe ekspozimin e kësaj harte e ka bërë drejtori i bibliotekës “Marin Barleti” Gjovalin Çuni. Harta e bërë nga fuqitë e mëdha për Shkodrën është e rrallë thotë drejtori Çuni. Harta ka vlera kulturore dhe historike ndaj edhe duhet patur në vëmendje edhe për studiuesit. Në rrugët e qytetit në hartën e përpiluar përpara më shumë se 100 viteve janë vendosur emra si Radetsky, Victor Hygo, Sant Louis, King Edëard nga fuqitë e mëdha. Kjo është tentativa e parë për emërtuar rrugët e Shkodrës dhe për të bërë një hartë zyrtare. Natyrisht që shkodranët i njihnin rrugët e qytetit me emërtime të tjera vendase por Komisioni Ushtarak Ndërkombëtar që mori në administrim për një vit Shkodrën tentoi një hartë zyrtare me emra të huaj mbase duke marrë parasysh edhe luftën apo tensionet me Malin e Zi, shtet që kërkonte që Shkodra t’i mbeste pjesës malazeze por pa ia arritur qëllimit. Pas 10 viteve harta e dytë e Shkodrës realizohet nga Etenit Jezuit por tashmë vjen me emërtime shqiptare në rrugët e qytetit duke hequr emrat e huaj që ishin vendosur në hartën e bërë nga fuqitë e mëdha.

Artikulli paraprakROMËT NË SHKODËR, HISTORIA E BRAKTISJES SË KETYRE BANORËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA NJIHET ME “VETVETEN”, KULTURËN, TRADITËN DHE HISTORINË