Pas 70 vitesh i lënë në harresë dolën në dritë katër botime nga vepra letrare e Dom Jak Zekaj, kleriku katolik, shkrimtari, filozofi e teologu që shërbeu në zonën e Pukës nga viti 1932 deri në 1946. Një grup profesionistësh bënë të mundur botimin e veprave “Varret e Zemrës”, volumi i parë “Kapuçat”, përkthimin “Milosao” dhe monografinë “Don Jak Zekaj”.
Frano Kulli, botuesi i katër veprave, thotë se ka ende shumë dorëshkrime që presin të botohen të lëna nga dom Jak Zekaj.

Studiuesi Ernest Marku i cili është bashkëautor i librit “Kapuçat”, libër në të cilin dom Jak Zekaj imagjinon një takim në një shtëpi tradicionale pukjane me krerët më të lartë të asaj kohe që njëkohësh ishin Ministra, shkrimtarë dhe një pjesë klerikë të cilët i kritikon për praninë e tyre në qeveri në kohën e pushtimit fashist.

Fran Palushi, autor i monografisë “Don Jak Zekaj” tregon për disa dorëshkrime që priten të botohen siç është përkthimi nga gjermanishtja i një raporti të një agjenti austro-hungarez.

Artur Zekaj, nipi i dom Jak Zekaj tregon se si e ndihmoi xhaxhain e tij të botonte librin e parë në fillimet e demokracisë.

Don Jak Zekaj nga fshati Baqel i Lezhës i përket plejadës së intelektualëve e shkrimtarëve të klerit katolik të fillim shek. XX. Ai lindi në korrik të vitit 1906 dhe ndërroi jetë në dhjetor të vitit 1996, ku krahas angazhimit të tij si klerik ai la pas dhe një krijimtari të pasur letrare me mbi 10 dorëshkrime.

Artikulli paraprakMEMORIALI I SKËNDERBEUT NË ERRËSIRË
Artikulli tjetërLEZHË, INTERES PËR MUZEUN ETNOGRAFIK