Pas shumë vitesh harrese, një pjesë e vepres letrare të klerikut, filozofit, teologut, shkrimtarit e poetit Don Jak Zekaj do të jetë në dore të lexuesve.Diçka e tillë u arrit falë angazhimit të një grupi profesionistesh të fushës së letërsisë me mbështetjen e familjareve të cilët bënë të mundur botimin e veprave “Varrët e Zemrës”, volumi i parë “Kapuçat”, satirë “Milosao”, përkthim nga don Jak Zekaj dhe “Don Jak Zekaj”, monografi nga Fran Palushi.Prezantimi i këtyre veprave u bë përmes një aktiviteti të organizuar në biblioteken “Gjergj Fishta” në Lezhë, ku ishin të pranishem shkrimtar, poet, klerik e pasardhes të Don Jak Zekaj.
Një nga pasardhesit e Don Jak Zekaj, Artur Zekaj kujton jeten e vështire të klerikut gjatë kohës së regjimit komunist.
Kleriku, filozofi, teologu, shkrimtari e poeti Don Jak Zekaj nga fshati Baqel i Lezhës i përket plejadës së intelektualëve e shkrimtarëve të klerit katolik të fillim shek. XX.Ai lindi në korrik të vitit 1906 dhe ndërroi jetë në dhjetor të vitit 1996, ku krahas angazhimit të tij si klerik ai la pas dhe një krijimtari të pasur letrare me mbi 10 doreshkrime.