Një aksident me pasojë vdekjen e një pasagjereje ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Arrëz të Devollit. Bëhet fjalë për Luiza Dule, 48 vjeçe, banuese në Miras.

Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, në të cilin udhëtonin shtatë persona, është përplasur fillimisht me një pemë dhe më pas ka dalë nga rruga. Mjeti drejtohej nga personi me inicialet me inicialet Ç.H dhe krahas pasagjeres së vdekur, udhëtonin dhe 5 pasagjerë të tjerë.

Këto të fundit dhe drejtuesi i mjetit kanë mbetur të plagosur, por burimet nga spitali raportojnë se gjendja e tyre është stabilizuar dhe se gjenden jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima dhe 5 pasagjerët ishin mësues në shkollën e fshatit Arrëz, të cilët përpara se të ndodhte aksidenti i ishin drejtuar institucionit ku ushtronin profesionin e tyre.

Për ngjarjen në fjalë, burimet policore kanë bërë me dije se janë njoftuar nga banorët e zonës rreth orës 09:30 minuta. Paraprakisht ata dyshojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të terrenit të vështirë ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakGRABITJA E BLINDIT ME MILIONA LEKË, ZBULOHEN DETAJE TË REJA MBI AUTORËT DHE SKEMËN
Artikulli tjetërDOLI PËR GJAH, QËLLOHET AKSIDENTALISHT PËR VDEKJE NGA SHOKU, ARRESTOHET AUTORI