Kanë zbritur me panik nga treni, rreth 100 udhëtarë që po udhëtonin në linjën Elbasan-Durrës.

Papritur, afër Rrogozhinës, treni ka dalë nga shinat. Fatmirësish, asnjë nuk është plagosur.
Interesant është fakti se në tren ka pasur edhe turistë, që zbritën të tmerruar. Pamja më sipër tregon momentin kur udhëtarët kanë zbritur.

Sipas burimeve, treni ishte ndarë më dysh dhe duhej vinç për ta rikthyer mbi shina. Drejtoria e Hekurudhave në Durrës ende nuk është prononcuar.

Artikulli paraprakVRASJA E SHQIPTARIT NË LONDËR, NJË TJETËR I ARRESTUAR
Artikulli tjetërAMBASADORJA E BE NË TIRANË: EDUKONI TË MITURIT, KATASTROFË PËRFSHIRJA E TYRE NË KRIME