Kur fati të vjen nga nuk e pret: ky është rasti i jashtëzakonshëm i Dennis Willoughby, i cili doli nga shtëpia të blinte qumësht me çokollatë për fëmijët dhe rrugës, vendosi fare rastësisht të merrte dhe një biletë lotarie.

Padyshim, kjo ishte blerja më fatlume e jetës së tij. Burri nga North Chesterfield në Virxhinia e mbylli kështu në mënyrën më të bukur vitin 2021. Bioleta e tipit “gërvisht dhe fito” i solli një cmim prej 1 milionë dollarësh.

Willoughby kishte dy zgjedhje: ta merrte cmimin të plotë por në formë pagesash të përvitshme me 30 këste, ose të merrte menjëherë në dorë 640 mijë dollarë, sepse të tjerat iknin me taksat. Ai nuk u mendua dy herë, por zgjodhi alternativën e dytë dhe u kthye në shtëpi i pasur!

“Edhe pse zgjodhi të mos e merrte të plotë cmimin prej 1 milionë dollarësh, tani sërish do të ketë para plot të blejë sa të dojë qumësh me cokollatë”, shkruajnë me shaka mediat vendase.

Artikulli paraprakKINI KUJDES GOCA, KËTO JANË GËNJESHTRAT MË TIPIKE QË THOTË ÇDO PARUKERE!
Artikulli tjetërDETAJE NGA ATENTATI NË “DON BOSKO”, VIKTIMA PRISTE TË BËHEJ BABA