Ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Fuat Vjerdha, kryetari i Gjykatës së Apelit Civil në Shkodër.

Hetimi mbi Vjerdhën është bërë në bazë të tre kritereve, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje më ligjin. Në raport thuhet se Vjerdha nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

KPK ka bërë një kontroll të pavarur për pasurinë e subjektit që konsistojnë si më poshtë: Dy apartamente 87 mijë e 500 euro. Një garazh me vlerë 10 mijë euro. Njësi tregtare 61 mijë e 500 euro. Makinë blerë në 2014, për 219 mijë lekë. Të gjitha pasuritë e mësipërme, me vendndodhje në Shkodër, janë trashëguar nga nëna e subjektit, si bashkëpronare e truallit ku është ndërtuar pallati.

Vjerdha rezulton se është një nga 2 gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg përjetë ndaj Dritan Dajtit në apelin e krimeve.

Artikulli paraprakTONIGHT – 06.05.2019
Artikulli tjetërSHPËRTHEN MINA NË LETONI, VDES EFEKTIVJA E FORCAVE TË ARMATOSURA