Ka përfunduar numërimi i votave të Referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Kukësit.
Gjithsej kanë votuar 839 anëtarë të PD-së, ku 835 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit, 2 kundër dhe 2 vota kanë dalë të pavlefshme.
Tashmë pritet të përfundojë numërimi i votave edhe në disa degë të tjera me pak votues, ndërkohë që gjatë orëve të mbrëmjes pritet të shpallet edhe rezultati përfundimtar.