Ambasadori amerikan Greg Delawie ka kërkuar që mos shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale. Ky reagim i tij në Twitter vjen pak kohë pas reagimit të presidentit Hashim Thaçi, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se “Kosova izolohet në rast se shfuqizohet Gjykata Speciale”.
“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.
“Kosovë, mos e zgjidhni këtë të ardhme për fëmijët tuaj”. Këto komente vijnë pas zhvillimeve dramatike që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ku nga 43 deputetë kërkohej seancë e jashtëzakonshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale, për të cilën votuan në gusht të vitit 2015.