Një grupp detupetësh nga Bundestagu gjerman kanë vizituar bashkë me kreun e grupit të PS-së Taulkant Balla zonat e prekura nga tërmeti në Durrës ku njëri prej tyre ka shprehur gatishmërinë e tij për të vënë në dijeni të situatës qeverinë gjermane, ndërsa ka apeluar edhe vendet e tjera të unionit që të asistojnë në përkrahje me ekspertizë por edhe financiare ndaj Shqipërisë.
Ai tha se Gjermania dhe BE nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë ndërsa theksoi se është e rëndësishme vlerësimi i dëmëve dhe rikthimi i njerëze nëpër banesat e rindërtara ose të rikonstruktuara.
“Jemi të lumtur që shpëtuan mbi 40 persona dhe hapi i parë është siguria e të mbijetuarve. Hapi tjetër është se si do të rindërtohen banesat e dëmtuara nga fillimi. Është e vështirë për të parashikuar lëvizjet tektonike, natyrisht që pas asaj të madhes mund të ketë lëkundje të tjera. Detyra jonë është të shikojmë nëse ndërtesat janë të përshtatshme për të jetuar. Ne jemi pranë Shqipërisë në këtë situatë dhe familjarëve të viktimave, por edhe për ata që nuk e dinë që banesat e tyre janë të sigurta për të jetuar. Mendoj se gjëja kryesore është që kemi pasur një ndërhyrje të shpejtë nga partenrët.
Përmes aktorëve që bëjnë të mundur që qytetarët të rikthehen në banesat e tyre ne do ti mbështesim. Barra e ndihmave dhe asistencës nuk duhet të varet nga Shqipëria, por edhe nga vendet e BE-së. Unë do ti marr këto shqetësime me vete, do të mbështetesim Shqipërinë për rindërtimin e kësaj infrastrukture. Duhet të ketë mundësi të reja për ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Do ta paraqes situatën në Bundestag dhe kam një thirrje edhe për vendet e tjera të BE-së. Duhet asistencë financiare dhe instrumenta teknike, ne nuk duam t’ju lëmë këtu vetëm në këtë detyrë të rëndësishme dhe të vështirë”, tha deputeti gjerman
Ndrkohë Taulant Balla ka apeluar Gjermani por edhe vende të tjera anëtare të BE-së që të ndihmojnë financiarisht Shqipërinë për rikuperimin e dëmeve nga tërmetet ndërsa ka treguar se qeveria ka thirrur ekspertët për vlerësimin e dëmeve.
“Ju falenderoj që jeni këtu. Është një deputet i Bundestagut dhe e falenderoj për mbështetjen ndaj Shqipërisë me punën e mirë që po bëjnë. Ka pasur mbështetje nga vendet e rajonit dhe Europës. Ka persona të mirë trajnuar që do vijnë nga SHBA dhe na është komunikuar ngfa ambasada Amerikane. Është shprehur një solidaritet i lartë ndaj Shqipërisë. Ne po kalojmë në fazën e dytë që është vlerësimi për të parë se cilat ndërtesa do të përdoren dhe cilat duhen prishur për tu rindërtuar. Është e rëndësishme që të kemi një ndihmë financiare jo vetëm nga BE por edhe vende anëtare të BE-së dhe të tjera në botë. Një përfundim i saktë i dëmeve mund të kërkojë jave të tëra sikurse rindëërtimi mund të kërkojë muaj dhe vite. Ne duhet të luftojmë fort që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve dhe turistëve. Ju në Bundestag dhe pranë qeverisë gjermane do ishte e rëndësishme të kërkonit financime për dëmet e tërmetit në Shqipëri”, tha Balla.