Një delegacion i rëndësishëm i kongresit amerikan kanë mbërritur në Tiranë dhe ndodhen në një takim me presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë. kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte
Takimi (ora 10: 11) po mbahet në kryesinë e Kuvendit. Pritet që në orën 17:00 të takohen me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Perberja e delegacionit
Kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte
Peter DeFazio,
Steve King,
David Cicilline
Jason Smith
Dave Trott
Matt Gaetz
Vizita vjen ndërkohë që opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Pavarësisht negociatave të zhvilluara javën e kaluar, palët politike nuk kanë mundur të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Opozita këmbëngul për krijimin e qeverisë teknike.
Javen tjeter vjen zyrtari i larte amerikan
Ky delegacion i paraprin vizitës në Tiranë të zyrtarit të lartë amerikan, Hoyt Brian Yee, në përpjekje për të ulur palët ne dialog për zgjidhjen e krizës politike, pas përpjekjeve të dështuara të përfaqësuesve evropianë. Vizita e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, nuk konfirmohet zyrtarisht nga burimet diplomatike, por mësohet se ai në Tiranë do të vijë të hënën e 15 majit. Nuk ka ende një axhendë zyrtare, por qëllimi i vizitës së tij është kriza politike, ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin i zgjedhur Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan mund të jetë përpjekja e fundit e ndërkombëtarëve për të ulur palët në dialog dhe për të bërë të mundur që Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje.