Plazhi i Velipojes, pavaresisht numrit te larte te pushuesve qe jane regjistruar gjate ketij sezoni veror, ka pasur edhe disa vizitore te vecante.

Delfinet, te cilet nuk dihen se nga kane mberritur ne brigjet e adriatikut, kane qene miqte te cilet kane habitur te gjithe, pasi jane shfaqur jo ne thellesi te shumta por prane bregut ne Velipoje. Kane qene pushues te cilet kane nxituar te filmojne keto vizitore te cilet ne shume raste sjellin edhe frike per pushuesit. Megjithate, sipas eksperteve te fondacionit te njohur gjerman “Euronatur” i kanë parë delfinët e mirë tre herë para dhjetë viteve në grykëderdhjen e Bunës. Grupet më të mëdha janë përbërë prej 5-6 delfinë. Delfinët e mirë të rritur janë të gjatë prej 2 deri në 4 metër, ndërsa pesha e tyre sillet në mes 100 dhe 500 kilogram. Pjesëtarët e rritur të kësaj specie të cilët jetojnë në Adriatik mund të arrijnë gjatësinë më të madh prej rreth 3 metër.Delfinët e mirë, me kurrizin e vet ngjyrë hiri në të kaltër dhe turi me të cilin duken se buzëqeshin, janë kafshë shumë inteligjente dhe të shoqërueshme.

Artikulli paraprakPENGMARRJE NË FRANCË, REGJISTROHEN DY VIKTIMA
Artikulli tjetërSOPRANOJA FIORELA MIRIA KONCERT RECITAL NË “PRENKË JAKOVA”