Një delfin i ngordhur është gjetur nga pushuesit në plazhin e Hamallajt. Delfini është parë fillimisht të pluskonte mbi ujë dhe më pas është nxjerre nga dallgët në breg.

Sipas pamjeve delfini kishte kohë që kishte ngordhur për shkak se ishte dekompozuar në të gjithë pjesën e trupit.

Delfini në trup nuk ka shenja apo plagë që mund t’i ketë shkaktuar ngordhjen, andaj mendohet se ka ngordhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë pushuesit e shumtë që kanë qenë në zonë kanë filmuar nga kurioziteti delfinin e ngordhur.

Disa javë më parë një tjetër delfin doli në breg tek Gjiri i Lalëzit. Ky delfin ishte shtatëzanë por të voglin e lindi të ngordhur. Fatkeqësisht disa ditë më vonë edhe vetë delfini i madh ngordhi.

Këtë sezon specie të tilla si delfinë dhe breshka deti kanë dalë shpesh në breg të detit në gjendje të ngordhur. Prania e tyre në brigjet tona ka qenë më e madhe se vitet e shkuara.

Artikulli paraprakPËRLESHJE TË PËRGJAKSHME NË KAMPIN E REFUGJATËVE NË GREQI, VRITET ME THIKË NJË FËMIJË
Artikulli tjetërNDEZIN ZJARR PËR TË PASTRUAR ARËN, FLAKËT DJEGIN RRJETIN ELEKTRIK DHE LËNË FSHATIN PA ENERGJI