Ka dështuar mbledhja e qeverisë së Kosovës ku do shqyrtohej marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi.
Në këtë mbledhje, e cila ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00, nuk është parë asnjë ministër nga radhët e PDK-së. Ndërkohë, kreu i kësaj partie Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim për t’u koordinuar për çështjen e demarkacionit. Qeveria e Kosovës, kishte paralajmëruar se sot do të procedonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi. Por partitë opozitare paralajmëruan se do të kundërshtonin brenda dhe jashtë Kuvendit ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.