Shpërthimit i fuqishëm për hapjen e tuneleve të ujit për hidrocentralin e Dragobisë, që po ndërtohet në rrjedhën e lumit Valbonë, ka lënë pasojë të mëdha.

Eksplozivi i përdorur ka shembur krejt skarpatën ku kalon lumi, por dëmet janë shkaktuar edhe në shtëpitë e banorëve të fshatit Dragobi, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Bajram Curr. Ibrahim Demiraj thotë se shtëpia e tij ka pësuar dëme nga shpërthimi, ndërkohë që sipas tij, ndërtimi i hidrocentraleve mbi Valbonë do ketë pasoja të rënda për krejt komunitetin.

“Aktualisht vendi po shkatërrohet, vendi po prishet. Valbona po shkatërrohet. Ju lutem shumë të mos e prishni këtë zonë të bukur, pasi nuk është vetëm e banorëve të Dragobisë është e mbarë ndërkombëtarëve”, shprehet Ibrahim Demiraj, banor i zonës.

Banorët e prekur nga shpërthimi janë në pritje të vlerësimit të dëmeve dhe gjetjes një zgjidhjeje për rehabilitimin e shtëpive të dëmtuara. Ndërtimi i hidrocentraleve mbi Valbonë kundërshtohet me forcë nga banorët e Dragobisë, të cilat kanë protestuar disa herë.

“Hidrocentralet janë të dëmshme, ndërsa këta thonë se nuk kanë probleme. Më shumë fitime mund t’i sjellin vendit vetëm 200 bujtina, se sa ndërtimi i HEC-eve”, thotë Dardan Metaliaj banor i Dragobisë

Kjo është diga kryesore që do devijojë rrjedhën e Valbonës, uji do të futet në tunele dhe shtratin e lumit do të thahet për disa kilometra. Lejet janë në dhënë nga qeveria “Berisha” dhe të konfirmuara nga ajo pasuese Rama.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 15 SHQIPTARË, NJË NGA BANDAT MË TË MEDHA TË GRABITJEVE
Artikulli tjetërSIGURIA NË BOTËROR, RUSËT INSTALOJNË 2000 KAMERAT INTELIGJENTE