Banesa e stalla me bageti të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu pasditen e së henës kater fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Teksa flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, mes lotesh në sy banoret tregojnë dëmet e shkaktuara në pronat e tyre. Ata tregojnë se flaket janë përhapur me shpejtesi dhe situata ka qenë mjaft e veshtire, duke ju rrezikuar dhe jeten.

Sipermarresi i njohur Altin Prenga thote se dëmet në bujqesi e blektori janë të mëdha dhe shteti duhet tju vijë në ndihmë fermereve.

Zjarri i një ditë më pare preku fshatrat Baqel, Krajen, Kodhel dhe Dajç në Lezhë ku krahas prones të qytetareve po vijon të digjet dhe linja hekurudhore Shkoder-Tiranë. Ndërkohe shkaqet e këtij zjarri mbeten të paqarta.

Artikulli paraprakNIS SHPËRNDARJA E TEKSTEVE SHKOLLORE
Artikulli tjetërSKUADRA E LYON FTESË PËR MIQËSORE VLLAZNISË SË FEMRAVE