Kur kanë kaluar 4 ditë nga tërmeti tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish, qindra familje vijojnë të mos kthehen në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë pësuar por edhe nga frika për ndonjë lëkundje tjetër. Ndërkohë në Shqipëri për të filluar punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga ky tërmet kanë ardhur grupe eskpertësh nga Greqia, Franca, Italia dhe Zvicra. Po kështu sot dhe nesër pritet që të mbërrijnë edhe grupe inspektorësh nga vende të tjera. Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri më tani afërsisht  janë 4 mijë familje që e kalojnë natën jashtë për shkak të dëmeve nga tërmeti. Dy zonat më të prekura nga tërmeti i së martës janë Durrësi dhe Thumana, por dëme ka patur edhe në zonat përreth këtyre qyteteve përfshi edhe kryeqytetin. Në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. Po ashtu janë edhe 8 shkolla të dëmtuara, si dhe një qendër shëndetësore.

Artikulli paraprakLULZIM BASHA ME BANORËT E LAÇIT, THIRRJE STRUKTURAVE: QINDRA QYTETARË TË DËMTUAR, ASKUSH NUK U JEP ZGJIDHJE
Artikulli tjetërBASHA I PËRGJIGJET FTESËS SË RAMËS: S’ËSHTË KOHA PËR POLITIKË NJERËZIT KANË NEVOJË PËR…