Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ministria e Financave është përgatitur për skenarin më të shtrenjtë për dëmshpërblimet, por kërkoi nga të gjitha bashkitë që të japin kontributin e tyre për banesat e dëmtuara, ashtu sikur ndodhi me banesat në Floq të Korçës pas tërmetit të 1 Qershorit.

“Të njëjtën gjë si në Korçë do të bëjmë përsëri në vijim, cdo bashki do të përfshihet në një kontribut sado modest. Ministria e Financave ka përgatitur cdo skenar, edhe më të shtrenjtin ne jemi gati, por është cështja e një solidariteti real dhe padiskutim që paralelisht me këtë strukturat e shëndetësisë janë të angazhuara për të asistuar për ndihmat e periudhës së ndërmjetme.

Ti ngarkohet cdo bashkie një pjesë sado e vogël e solidaritetit, sidomos me familjet. Vëmendje të vecantë për cdo familje me fëmijë të vegjël, pasi aty është problemi kryesor. Pas kësaj mbledhje duhet të shkojmë në Durrës. Janë 24 orë të rëndësishme, sa i përket dëmeve askush nuk duhet të shqetësohet” tha ai.

Artikulli paraprakNË DURRËS/ MBAHET MESHË PËR MBROJTJEN NGA TËRMETET
Artikulli tjetërDËMET, RAMA: JEMI PËRGATITUR PËR SKENARIN ME TË SHTRENJTË, FOND SOLIDARITETI NGA BASHKITË