Këtë fundjavë për shkak të tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë FSHF vendosi të shtyente ndeshjet e futbollit, një veprim i cili ishte më se i përshtatshëm përsa kohë impiante si ai i Niko Dovanas në Durrës u kthye në strehim për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

Gjithsesi me një vendim të zbuluar me datë 1 dhjetor është vendosu që futbolli i luajtur në vend të rikthehet më 7-8 dhjetor, ose ndryshe të shtunën e të dielën që kemi para. Por a janë në gjendje stadiumet shqiptare për të zhvilluar takimet?

Për këtë arsye FSHF me specialistë të fushës kanë inspektuar disa impiante, duke përfshirë Niko Dovanan në Durrës, Selman Strëmasin në Tiranë si dhe stadiumin e Shijakut. Gjithashtu larg vëmendjes nuk ka mbetur as ‘Air Albania’, stadiumi i ri që u inaugurua vetëm më 17 nëntor.

Pas inspektimit specialistë të fushës sipas FSHF-së kanë dalë në përfundimin se impantet nuk paraqesin rrezik për tifozët dhe këtë fundjavë futbolli do të luhet normalisht.

Artikulli paraprakPASOJAT E TËRMETIT / META NUK ORGANIZON CEREMONINË E BETIMIT TË PROKURORËVE TË SPAK-UT
Artikulli tjetërRINDËRTIMI PAS TËRMETIT, AHMETAJ ZBULON DETAJE: DO NDËRTOHEN QYTEZA URBANE NË DURRËS, TIRANË, LEZHË