Dy të plagosur rëndë dhe 19 persona të lënduar. Është ky bilanci i daljes nga arena e “luftës” me toreadorë e një demi në Vidreres afër Girona në Spanjën veri-lindore.

Teksa u “çorodit” nga kundërshtari që kishte në arenë, demi kërceu fort drejt shkallëve të stadiumit, duke sulmuar spektatorët. Pamjet tregojnë kafshën e fuqishme që vërsulet drejt turmës me sa fuqi që kishte, ndërsa tifozët kërkonin të fshiheshin në pengesën më të afër që kishin, duke kërkuar një rrugë shpëtimi.

Incidenti ndodhi në orën 7:30 të pasditet së të dielës, gjatë festimeve vjetore lokale në Vidreres. Dy personat e lënduar ndodhen në Spitalin “Josep Trueta” në Girona, ndërsa policia iberike ka nisur hetimet për të sqaruar incidentin.

Artikulli paraprakSESIONI I RI NIS ME LIGJET E VJETRA, RUÇI: KUVENDI ËSHTË PLOTËSISHT LEGJITIM
Artikulli tjetërARBEN RISTANI – BASHËS RIKTHEHUNI PËR TË MBËSHTETUR REFORMËN NË DREJTËSI