Dëmtimi I ndriçuesve në zonën muzeale të “Gjuhadolit” është një nga fenomenet që qytetaret përballen shpesh së fundmi. Dëmtimi kryesisht ndodhë gjatë natës ku drejtuesit e mjeteve që lëvizin me shpejtësi përplasen me ndriçuesit duke I nxjerrë disa prej tyre edhe jashtë funksionit. Problematik paraqitet edhe fakti që këto ndriçues nuk po riparohen, duke I lënë disa prej tyre në rrezik shembje. Kjo mungesë vëmendje ka shqetësuar kalimtarët në këtë zonë por edhe banorët, të cilët kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Kjo nuk është hera e parë që ndriçuesit dëmtohen nga qytetarë të papërgjegjshëm, por më problem është mungësa e vëmendjes që tregojnë institucionet për ripërsëritjen e këtij fenomeni, duke mos vënë para drejtësisë personat që dëmtojnë pronën publike.

Artikulli paraprakNJË RRUGË ME EMRIN E TË NDJERIT MARK NDOU
Artikulli tjetërBASHKIA LEZHË ME TRANSPARENCË PJESËRISHT TË LARTË