Teksa drejtimi i Partisë Demokratike është marrë nga Sali Berisha, demokratet duhet të bashkohen dhe të rikthehen në shtëpinë e tyre.Kjo është thirrja e kreut të kësaj force politike në Lezhë Gjin Gjoni, sipas të cilit janë marrë kontakte dhe me përfaqësuesit e grupimit të Lulzim Bashes dhe një pjesë e tyre kanë shprehur vullnetin dhe dëshiren që ti bashkohen Partisë Demokratike zyrtare.
Që prej zgjedhjes së Gjin Gjonit në krye të Partisë Demokratike në Lezhë, kjo degë vijon organizimin në seksion dhe grupseksion për të qenë gati për betejen elektorale të vitit 2025, ku pritshmeritë e demokrateve për një rezultat pozitiv në Qarkun e Lezhës janë teper të mëdha.