Në këtë mënyre u prit nga kryesia e Partisë Demokratike në Lezhë, prezantimi i Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku.Anëtaret e kryesisë, por dhe simpatizantet e kësaj force politike të pranishem në mbledhje ku ishte dhe sekretari i Përgjithshem i PD Flamur Noka, kundërshtuan vendimarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushaten elektorale në Lezhë.Sipas demokrateve nuk mund të përfaqësohen nga një përson i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vite nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Noken.
Demokratet e Lezhës paralajmerojnë bojkot të fushatës elektorale të vitit 2025 dhe humbje të thellë nëse nuk do të ketë reflektim që Agron Gjekmarkaj të tërhiqet si drejtuesi politik i këtij qarku.
Në përfundim të takimit Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike Flamur Noka i mohoi debatet në këtë mbledhje, ndërsa tha se Agron Gjekmarkaj është përfaqëesuesi më dinjitoz për Lezhën.
Takimi i prezantimit të Agron Gjekmarkaj si drejtues politik i Partisë Demokratike në Lezhë u bojkutua nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj force politike, ndërsa demokratet e Njesisë Shënkollit dorëzuan dhe një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku