Ndonëse dështuan negociatat për të dalë me një kandidat të përbashket në zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë Mirditë, grupimi i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt nuk e përjashton mundësinë e bashkepunimit me grupin e Sali Berishës.Teksa foli mbi arsyet e dështimit të negociatave, iniciatori i bashkimit të demokrateve në Mirditë Alfred Duka thotë se përpjekjet për bashkëpunim do të vazhdojnë, pasi përçarja e demokrateve ju garanton sërish fitoren socialisteve në Bashkinë Mirditë.

Grupimi i Enkelejd Alibeajt dhe i Sali Berishës në Mirditë zhvilluan disa takime për të dalë me një kandidat të përbashket në zgjedhjet vendore të 14-majit, por marrëveshja nuk u arrit, pasi grupi I PD se Berishes vijoi me proçesin e primareve ku garen e fitoi kandidati Albert Melyshi.

 

Artikulli paraprakKONCERTET FTESË PËR TË KALUAR FUNDVITIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërÇIFTI I TË MOSHUARVE 3 VITE JETESË NË GARAZH