Vijojnë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili pritet të nisë punimet në orën 10:00. Sipas burimeve, demokratët kanë vijuar të mblidhen, ndërsa theksoi se ka shumë mundësi që në këtë Kuvend të merrem disa vendime me rëndësi. Ka zëra që lidhen dhe me situatën sa i përket heqjes së disa kompetencave të kryetarit dhe dhënien e tyre për sekretariatin. Po ashtu flitet për tkurrej të organit kombëtar, ndërsa thuhet se numri do të shkojë në 1700 anëtarë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Mësohet se në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët. Po sot do të votohet edhe Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet.
Kujtojmë se Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non-gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Pritet për t’u parë nëse të pranishëm në Kuvend do të ketë deputetë që nuk kanë qenë pro linjës që ka mbajtur zoti Basha dhe që nuk kanë njohur ditën e zgjedhjeve për kreun e PD-së, 29 korrikun. Kujtojmë se zoti Bardhi deklaroi dje se nuk e njeh Kuvendin e sotëm, ndërsa e distancuar ka qenë dhe deputetja Jorida Tabaku.