Ndërkohë që deputetët e PD përpiqen të bllokojnë hyrjen e kolegëve socialistë të futen në Godinën e Kuvendit, disa prej tyre kanë arritur të hyjnë në sallë nga hyrja e sigurise, përfshirë edhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe deputeti Arben Pëllumbi kanë vijuar fjalimet e tyre nga foltorja, ndërkohë që tensionet jashtë godinës së Parlamentit vijojnë.