Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas ngjarjeve sot në Devoll ku demokratët me në krye ish-kryetarin e zgjedhur nga radhët e PD-së nuk lejuan që mbledhja e konstituimit të zhvillohet në ambientet e bashkisë ku ndodhet salla e këshillit duke bërë që socialistët të zhvendoseshin te n/prefektura. Referuar kryetarëve që nuk lirojnë zyrat, Braçe thotë se janë fantazma para ligjit.
“Për çdo idiot; Kryetari i çdo bashkie, këshilltaret e Këshilli, dolën nga zgjedhje kushtetuese, vota e popullit, u njohën nga Gjykata e Kolegji, te dyja legjitime! Ne dite si kjo, fjala bie ne Devoll, mbaron Mandati i çdo te zgjedhuri. Pra, s’jeni me, jeni fantazma para ligjit! Nuk jeni me! jeni fantazma ne raport me ligjin! Po ndodh qe, ne dite si kjo, mbaron mandati i cdo te zgjedhuri vendor kryetar bashkie dhe keshilltar! Sipas Kushtetutes, ne nje dite si kjo e kur ndodh kjo, nuk ka me as kryetare e as keshilltare, pra as keshilla bashkiake.
Ne nje dite si kjo, sipas Kushtetuetes, keshilltaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ e Kolegji-dy institucione legjitime, marrin detyren! Bashke me ta e para tyre, sipas Kushtetutes, kryetaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi te gjitha, vertetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyren! Kaq mu sic thote Kushtetuta! Ndaj, duhet te kuptoni se, jeni fantazma! Ju kthehu te tille ne raport me Kushtetuten e ligjin, LulzimBasha. Boll i rate popullit ne qafe, ai kerkon sherbime menjehere; merrni e merruni me Lulin tuaj” tha ai.