Një situatë e pazakontë ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Indrit Hoxha nga listat e PD-së nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke e refuzuar në sallën e Kuvendit. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri emrin e tij që ngrihej nga karrigia dhe të betohej, ai e refuzoi.
Ndërkohë menjëherë pas daljes nga parlamenti i riu demokrat Indrit Hoxha ka dhënë një deklaratë për mediat duke sqaruar se refuzoj te marr mandatin ne parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.