Në kuadër të trajnimeve dhe rritjes së aftësive profesionale e fizike reparti I forcave të ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër zhvilloi disa demonstrime për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë dhe atyre të shpallur në kërkim.

Ky trajnim dy javor u bë me iniciativën e Ismet Mehmetit Instruktor i njësive Elitare të Europës i cili e pranoi me kënaqësi ftesën dhe trajnimin e punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë

Trajnimet u zhvilluan në ambientet e repartit të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Parimet praktike të vetëmbrojtjes sjelljet taktike në situata reale, ballafaqimi me agresorin, mbrotja kundër thikës dhe armës ishin pjesët e përfshira në trajnim. Instruktori Ismet Mehmeti që trajnoi trupat e FNSH-së ka një karrierë të pasur në forcat e armatosura shqiptare, kosovare e më gjerë.

Artikulli paraprakQYTETARËT MUNGESË BESIMI NË TRI GJYKATAT E SHKODRËS
Artikulli tjetërNATA E DYTË E FESTIVALIT TË KËNGËS PËR FËMIJË