Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim protestat e banorëve të përmbytur gjatë vitit 2010 dhe 2011 të cilët kërkojnë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje. Me të drejtë ato kërkojnë zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave

nr. 842 datë 06.12.2011 “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun e Shkodrës” por dhe dëmshpërblimin për përmbytjen e banesave dhe bimëve dekorative. Mungesa e dëmshpërblimit të këtyre dëmeve ka vështirësuar jetën dhe aktivitetet fermerë në zonat e përmbytura duke sjellë një dëm jo të vogël ndaj këtyre zonave, rrjedhimisht edhe Bashkisë Shkodër. I kërkojmë Qeverisë shqiptare, të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi në zbatimin e këtij vendimi dhe vendimeve të tjera që kanë të bëjnë me dëmshpërblimin e këtyre banorëve që ta marrin masa për nisjen sa më parë të procedurave për realizimin e këtij dëmshpërblimi. Bashkia Shkodër do të jetë e gatshme dhe e vëmendshme të mbështesë banorët e saj në çdo kërkesë të ligjshme të tyre, e në këtë rast për përfitimin e dëmshpërblimeve. Vendimin nr. 842 datë 06.12.2011 “Për miratimin e vlerës së kompesimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun e Shkodrës”. Në këtë vendim u miratua vlera e kompensimit të dëmeve të shkaktuara në shumën 1 112 303 342 lekë si dhe listat e 7563 familjeve dhe subjekteve të biznesit të qarkut të Shkodrës, së bashku me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese, sipas listave të njësive të qeverisjes vendore. Vendimi i qeverisë parashikon listën e familjeve të qarkut të Shkodrës, me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kultura bujqësore, për Bashkinë Shkodër dhe komunat përreth saj. Kështu, sipas këtij vendimi, në Bashkinë Shkodër përfitojnë 475 familje gjithsej në shumën totale 34.655.150 lekë. Ndërsa në komunën Gruemirë, 46 familje përfitojnë 5.471.900 lekë; në komunën Kastrat, 8 familje përfitojnë 1.093.800 lekë; në komunën Gur i Zi, 964 familje përfitojnë 35.008.150 lekë; në Koplik Qendër, 39 familje përfitojnë 1.272.900 lekë; në komunën Rrethinat, 8.535.927 lekë; në komunën Ana e Malit, 1015 familje përfitojnë 184.240.510 lekë; në komunën Bërdicë, 1447 familje përfitojnë 184.633.710 lekë; në komunën Velipojë, 367 familje përfitojnë 64.846.577 lekë; në komunën Bushat, 1683 familje përfitojnë 176.577.404 lekë; në komunën Dajç, 1360 familje përfitojnë 395.490.999 lekë.

Artikulli paraprakMILAN TRIUMFON NË DERBIN E MADONINËS, MPOSHT INTERIN 3-0
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKADEMIKU KRISTO FRASHERI