Protestat për dëshpërblimet e padhëna për përmbytjet po zgjerohen edhe në zona të tjera.

Banorët e Anës së Malit, një prej njësive më të prekura nga përmbytjet protestuan duke kërkuar nga qeveria dëmshpërblimet. Për disa momente u bllokua rruga nacionale Shkodër-Muriqan dhe u desh ndërhyrja e policisë. Në mbështetje të protestës në Anën e Malit ishte edhe anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Marin Pemaj. Prej kohësh për dëmshpërblimet e padhëna plotësisht po protestojnë edhe banorët e Dajçit dhe zonave të tjera duke u zgjeruar tashmë edhe në Anën e Malit ndërsa qeveria nuk ka bërë asnjë reagim.

Artikulli paraprakFunny Horoscope – 6.2.2016
Artikulli tjetërDUHAN KONTRABANDË ARRESTOHET 25 VJECARI, NË M.MADHE